Showbiz

Benita Zena pas Big Brother: “Ndjeva padrejtësi, por kam fituar zemrën e publikut!”

Pas përfundimit të aventurës së saj në shtëpinë e Big Brother, Benita Zena ka vendosur të flasë hapur rreth përvojës së saj dhe eliminimit të papritur. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Artistët Shqiptarë”, Benita zbuloi se ndonëse ndjeu një padrejtësi me largimin e saj, mbështetja dhe dashuria e publikut janë fitimi më i madh.

Ajo tregoi se eliminimi nuk ishte një surprizë e plotë, pasi kishte vënë re sinjale nga reagimet e fansave. “E kam pritur këtë moment. Kur dëgjova publikun dhe emrat e përmendur, e kuptova se ndoshta do të ndodhte një padrejtësi,” tha Benita, duke shprehur shqetësimin për vendimin. Pavarësisht kësaj, ajo e konsideron veten fituese morale. “E kam fituar zemrën e publikut dhe finalja nuk është asgjë. Mendoj se ndoshta e meritoja edhe fitoren,” u shpreh ajo me krenari.

Gjatë intervistës, Benita komentoi edhe ngjarjet kryesore brenda shtëpisë, përfshirë dasmën e Klodit dhe Elijonës. Ajo nënvizoi se emocionet dhe dramat janë pjesë e natyrshme e reality show-ve. “Njerëzit duan të shohin skena interesante. Asnjë nga lotët e mi nuk ishte fals,” theksoi Benita, duke përmbyllur duke theksuar rëndësinë e përvojës së saj në këtë format televiziv.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *