Ish banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka ndezur rrjetet sociale me një imazh të ri. Ajo u fotografua në shoqërinë e Anita Haradinajt, ish opinionistes së po të njëjtit spektakël.
Benita ka publikuar një foto në InstaStory ku ajo dhe Anita shihen të përqafuara dhe me buzëqeshje të ngrohtë, teksa Benita e ka shoqëruar imazhin me mbishkrimin emocionues: ‘Me ma t’bukuren’. Ky takim mes dy figurave publike ka ngjallur kureshtjen e fansave, të cilët po pyesin se çfarë po përgatitet mes tyre.


