Beatrix Ramosaj ka ndezur rrjetet sociale me postimin e fundit në Instagram, ku ajo shfaqet me një veshje provokuese pranë pemës së ndriçuar të Krishtlindjeve. Këngëtarja ka zgjedhur të prezantohet me një set të brendshëm nga Savage X Fenty, që duket se i thekson format trupore në mënyrë të përkryer.
Me një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë me lule dhe të brendshme të përshtatshme, Beatrix shfaqet mes dritave shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjeve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive.
Ajo ka përfshirë edhe një batanije të butë me motive festivale, të cilën e mban lehtësisht mbi krahë, ndërsa është ulur midis disa dhuratave të zbukuruara me fjongo të kuqe.
Në caption-in e postimit, Beatrix e ka ndarë këtë moment me një mbishkrim plot humor, duke e cilësuar veten në listën e ‘të mirëve’ për këtë vit.
Me buzët e lyera në ngjyrë të hapur dhe flokët e drejtë, Beatrix e kompleton këtë paraqitje tërheqëse që gjallëron atmosferën festive.
Fotografia duket se është pjesë e një bashkëpunimi si ambasadore e markës së njohur të brendshmeve, Savage X Fenty.
Me këtë postim, Beatrix ka arritur të sjellë një kombinim mes festës dhe stilit sensuale, duke ndarë me ndjekësit e saj një pamje të vecantë të sezonit festash.
Duket se këngëtarja është e gatshme të sjellë më shumë surpriza për fansat e saj gjatë periudhës së festave, duke e mbajtur aktive prezencën e saj online.
Reagimet nuk kanë munguar nga fansat që e kanë mbështetur me komente pozitive dhe përgëzime për stilin e saj unik dhe të guximshëm. /PrishtinaPost/

