Ekonomi

BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim

Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet që të merret ndonjë vendim konkret për heqjen e tyre.

Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike në Bruksel, të cilat janë të informuara mbi organizimin e këtij takimi.

Shumë shtete anëtare, përfshirë disa ndër më të fuqishmet, shprehen kundër vazhdimit të masave dhe vlerësojnë se ato janë të pakuptimta dhe po e dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe vetë punën e emisarit të ri evropian për dialogun.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Siç raporton RTK, disa zyrtarë të lartë evropianë tërheqin vëmendjen se shtetet anëtare janë të bllokuara në këtë drejtim për shkak të mungesës së unanimitetit për heqjen e masave.

Sipas këtyre burimeve, kundër heqjes nuk janë vetëm shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe disa që e kanë njohur pavarësinë e saj. Ato, siç thuhet, presin lëvizje konkrete nga Prishtina zyrtare për të mundësuar arritjen e një konsensusi brenda BE-së për heqjen e masave.

Këto diskutime do të zhvillohen në kuadër të trajtimit të temës së Ballkanit Perëndimor në takimin ministror që do të mbahet në Luksemburg. Këtij debati do t’i paraprijë një darkë pune, e paraparë të mbahet të dielën, më 13 prill, mes ministrave të jashtëm të BE-së dhe homologëve të tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *