Politikë

Ballkani drejt roamingut pa pagesë në vendet e BE-së

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Komisioni Evropian ka hapur negociatat dypalëshe me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e tyre në regjimin evropian të roamingut.

Nisma, e paralajmëruar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në rajon në tetor të këtij viti, synon t’u mundësojë qytetarëve të rajonit të përdorin telefonat e tyre në vendet e Bashkimit Evropian pa tarifa shtesë të roamingut.

Kjo do të thotë se qytetarët që udhëtojnë nga Ballkani Perëndimor drejt BE-së dhe anasjelltas do të mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin mobil sipas kushteve të paketës së tyre vendore, pa pagesat shtesë që aplikohen aktualisht për roamingun.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Procesi tani kalon në disa faza.

Fillimisht, Komisioni Evropian do të negociojë veçmas me secilin nga gjashtë partnerët e rajonit. Vendet duhet të harmonizojnë legjislacionin dhe rregullat e tyre me ato të Bashkimit Evropian për roamingun. Kjo përfshin edhe çështjet rregullatore dhe bashkëpunimin ndërmjet operatorëve të telekomunikacionit.

Pasi të përfundojnë marrëveshjet dypalëshe dhe të konfirmohet se vendet i kanë përmbushur kërkesat evropiane, Komisioni do t’i propozojë Këshillit të BE-së zgjerimin e zonës së roamingut, për të përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Evropian synon që heqja e tarifave shtesë të roamingut të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Vazhdon protesta në Tiranë, sërish mblidhen studentë dhe qytetarë

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me…

Lushaku-Sadriu: Mbi 14.9 milionë euro për importin e…

Arrestohet një 23 vjeçar, i dyshuar për 7 vjedhje në Prishtinë

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *