Në një atmosferë festive dhe plot emocione, dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës në Prishtinë mblodhi shumë personalitete të njohura. Mes tyre, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Muçaj – Haradinaj, të cilët edhe këtë herë nuk lanë pa tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre.
Pas ceremonisë, Anita Haradinaj, e njohur për stilin e saj elegant, ndau me publikun mendimet e saj rreth veshjeve të dasmës. Me një batutë gazmore, ajo komentoi zgjedhjet e bashkëshortit të saj. “Ramushi ka shije të veçantë, por kur ka ditur të më zgjedh mua, patjetër që veshjen e çan,” u shpreh Anita me të qeshur, duke treguar se ai i kushton gjithmonë rëndësi pamjes së tij.
Ndërkohë, Ramushi e cilësoi veshjen e tij si një “uniformë”, duke theksuar se është një zgjedhje që i përshtatet. Ai nuk nguroi të komplimentonte bashkëshorten për shijen e saj të hollë dhe stilin unik.
Çifti i ri, Kelani dhe Rrusta, të cilët u bënë të njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, morën urime të shumta për një jetë të lumtur martesore, duke shprehur shpresën se dashuria e tyre do të vazhdojë të forcohet.
