Anita Muçaj-Haradinaj ka ndarë momente të veçanta me publikun, duke publikuar fotografi të djalit të saj në rrjetet sociale. Ky postim shoqërohet me një dedikim emocionues që ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit.
Në mbishkrimin e fotografive, Anita shkruan: “Ti drita e diellit. Faleminderit që ekziston! @ramushharadinajks pasha zotin kemi kriju kryevepra”.
Me këto fjalë plot dashuri dhe krenari, ajo shpreh mirënjohjen për djalin e saj, duke e konsideruar atë, së bashku me bashkëshortin Ramush Haradinaj, si një “kryevepër” të vërtetë.


