Showbiz

Anëtar i KQZ-së në arrest shtëpiak për fshehje fletëvotimesh në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë një vendim për anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), A.D., duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak për një periudhë prej një muaji. I dyshuari akuzohet për veprën penale të “Asgjësimit të materialeve të votimit”.

Sipas vendimit të formës së prerë, A.D. nuk do të ketë të drejtë të largohet nga vendbanimi pa miratimin e gjykatës dhe i ndalohet çdo kontakt me persona jashtë familjes së tij të ngushtë.

Hetimet paraprake zbulojnë se i pandehuri, në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, dyshohet se më datën 7 qershor ka keqpërdorur detyrën gjatë procesit zgjedhor në një qendër votimi në Jabllanicë të Prizrenit. Ai akuzohet se ka marrë dhe fshehur gjashtë fletëvotime të paplotësuara, duke i shqyer ato nga blloku, me qëllim të pengimit të zhvillimit normal të zgjedhjeve dhe shprehjes së lirë të vullnetit të votuesve.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Gjykatësja e procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, duke konsideruar se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e të pandehurit dhe për të garantuar vijimin e pa penguar të hetimeve në këtë fazë.

Gjykata Themelore në Prizren ka paralajmëruar se në rast shkeljeje të masës së arrestit shtëpiak, ndaj A.D. do të caktohet masa e paraburgimit.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *