Ekonomi

Ambasadori britanik, Hargreaves: Ura e Ibrit duhet të hapet, çështja është se kur dhe si

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por theksoi se kjo duhet të ndodhë në momentin dhe kushtet e duhura.

Ai shtoi se janë të nevojshme planifikime teknike për të siguruar funksionimin e sigurt të urës dhe se është e rëndësishme të mendohet për sfidat mjedisore që Kosova po përballet, veçanërisht në lidhje me përdorimin e makinave.

“Koha e duhur për hapjen e urës është kur është e sigurt për ta bërë këtë, kur të kemi pasur konsultime të plota me të gjitha komunitetet në të dyja anët e lumit, dhe kur të jetë e qartë që hapja mund të realizohet në mënyrë të sigurt dhe me pranim të gjerë nga të gjithë”, u shpreh ambasadori në Rubikon.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Hargreaves gjithashtu përmendi se vendimi i kryeministrit për të mos hapur urën gjatë verës ka qenë i mençur, pasi hapja në atë periudhë do të kishte sjellë rreziqe të mëdha të sigurisë.

“Personalisht mendoj se vendimi për të mos e hapur urën gjatë verës ka qenë një hap pozitiv, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm,” përfundoi ambasadori./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *