Showbiz

Albulena Haxhiu pas votimit: Pjesëmarrja e lartë, garancë për demokracinë e fortë të Kosovës

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Prishtinë – Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pas ushtrimit të së drejtës së saj të votës në zgjedhjet e sotme, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Ajo theksoi se pjesëmarrja e lartë në procesin zgjedhor është një tregues i forcës së demokracisë në vend.

Në një deklaratë për mediat dhënë para shkollës fillore “Meto Bajraktari”, Haxhiu nënvizoi rëndësinë e ditës së sotme, duke kërkuar që ajo të karakterizohet nga maturia, respekti dhe përgjegjësia qytetare.

“Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, deklaroi Haxhiu, duke u bërë thirrje të gjitha palëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës që të dëshmojnë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për vendin.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo gjithashtu uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në frymë demokratike dhe me dinjitet, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për angazhimin e tyre.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *