Lajmet e Fundit

Alaudini zbulon një sekret: Kur do të nisë BBVK5?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” është në prag të fillimit, por publiku vazhdon të presë me padurim për datën e saktë të nisjes dhe emrat e banorëve që do të hyjnë në këtë edicion të ri.

Informacionet e deritanishme sugjerojnë se ky sezon do të sjellë personazhe intrigues, përfshirë një zhigolo, identiteti i të cilit mbetet ende një mister. Kjo ka rritur edhe më shumë kureshtjen e fansave, të cilët janë të etur për të zbuluar se kush do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ndërkohë, moderatori Alaudin Hamiti ka vendosur të ngacmojë ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një video humoristike, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta që i janë drejtuar për datën e fillimit të spektaklit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Hej, e kom unë veç ni pytje për juve, se ju po ma boni, edhe unë du me jua bo juve: ‘Kur?’”, shprehet ai, duke iu referuar pyetjes që po përsëritet vazhdimisht nga publiku.

Megjithatë, Alaudini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje konkrete për datën e nisjes, duke e mbajtur këtë informacion të fshehtë për momentin.

Një gjë është e sigurt: “Big Brother VIP Kosova 5” pritet të startojë gjatë këtij muaji, duke e bërë këtë periudhë edhe më emocionuese për adhuruesit e spektaklit.

Me kalimin e ditëve, mbetet të shihet se cilët personazhe do t’i bashkohen këtij edicioni dhe çfarë surprizash do të sjellë ky spektakël i shumëpritur, i cili ka mbajtur gjithmonë vëmendjen e publikut.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *