Një furtunë akuzash ka shpërthyer pas deklaratave të fundit të Labinot Rexhës, duke vënë në qendër të vëmendjes një nga ngjarjet më të diskutueshme të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”. Ish-banori ka hedhur dyshime të forta mbi Klodian Mihajn, duke pretenduar se ky i fundit e ka tradhtuar të dashurën e tij, Elijonën, me një person të gjinisë mashkullore.
“Si nuk të vjen turp Klodian Mihaj me tradhtu një vajzë 19-vjeçe me një mashkull?”, ka pyetur Rexha, duke nxitur menjëherë reagime dhe spekulime në rrjetet sociale. Deklaratat nuk kanë përfunduar me kaq, pasi Labinoti ka paralajmëruar publikimin e informacioneve të tjera, duke përmendur drejtpërdrejt emrin e Londrim Mekajt. “Pritni bombën e radhës dhe për Londrimin, para se me hy në Big, me kon ka banu, me cilin mashkull!”, ka lënë të kuptojë ai, duke lënë të hapura shumë dyer për interpretime.
Këto deklarata kanë nxitur spekulime se Labinoti po tenton të krijojë një lidhje mes Klodit dhe Londrimit. Edhe gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi dhe Londrimi kanë pasur një raport mjaft të afërt, duke kaluar shumë kohë së bashku, çka ka nxitur gjithashtu thashetheme. Pas përfundimit të spektaklit, duket se marrëdhënia mes tyre ka pësuar ndryshime, me Londrimin që vetë ka pranuar një ftohje mes tij, Klodit dhe Elijonës.
Deri më tani, nuk ka asnjë provë konkrete që të mbështesë akuzat e Labinot Rexhës. As Klodi, as Londrimi nuk kanë bërë komente publike për të konfirmuar apo mohuar këto pretendime, duke lënë gjithçka në nivel aludimesh dhe spekulimesh.


