Showbiz

Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së: Çfarë ndodh nëse shpallet i pafajshëm?

Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë më 16 shtator aktgjykimin për katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata janë përballur me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për vepra të pretenduara gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burg për secilin nga të akuzuarit. Ndërkohë, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit po zhvillohet paralelisht edhe një proces tjetër për pengim të drejtësisë.

Kjo situatë ngre pyetjen kryesore: nëse Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm në rastin për krime lufte, a do të lirohet menjëherë nga paraburgimi?

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, një i akuzuar i paraburgosur lirohet menjëherë nëse shpallet i pafajshëm, përjashtuar rastet kur ai mbahet ligjërisht në paraburgim ose vuan dënim për vepra të tjera.

Në rastin specifik të Thaçit, paraburgimi është urdhëruar nga trupi gjykues për rastin e krimeve të luftës, por edhe nga gjyqtari i vetëm për rastin e pengimit të drejtësisë. Kjo do të thotë se lirimi i tij i menjëhershëm nga paraburgimi për rastin e parë do të varej nga vendimi i gjyqtarit që shqyrton rastin për pengim të drejtësisë.

Gjyqtari i vetëm ka të drejtë ta rishikojë çështjen e paraburgimit çdo dy muaj, duke vlerësuar nëse ai mbetet i arsyeshëm dhe i justifikuar. Ky rishikim mund të bëhet edhe me kërkesë të të akuzuarit nëse ka ndryshim të rrethanave.

Vendimi i fundit për vazhdimin e paraburgimit të Thaçit, i lëshuar më 31 korrik, ka vlerësuar se ekziston ende rreziku që ai të pengojë procedurat ose të kryejë vepra të tjera penale. Afatet për rishikimin e radhës janë caktuar, duke përfshirë mundësinë që Thaçi të paraqesë parashtresat e tij deri më 7 shtator.

Hashim Thaçi është në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Të gjitha kërkesat e mbrojtjes për lirim janë refuzuar, përfshirë edhe ofertën për dorëzani prej 50 mijë eurosh me kushte.

Thaçi, së bashku me Krasniqin, Veselin dhe Selimin, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat lidhen me pretendimet për një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që synonte kontrollin përmes frikës dhe dhunës. Viktimat e pretenduara përfshijnë serbë, romë dhe shqiptarë që nuk e mbështetnin UÇK-në. Prokuroria pretendon se ata janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 102 personave dhe zhdukjen e mbi 20 të tjerëve.

Mbrojtja, ndërkohë, ka sjellë dëshmitarë si ish-zyrtarë perëndimorë, të cilët kanë argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë të centralizuar dhe se të akuzuarit kanë pasur ndikim më të vogël se sa pretendohet.

Gjykimi për rastin e krimeve të luftës ka përfunduar në shkurt të këtij viti, ndërsa të katërt të akuzuarit gjenden në paraburgim prej afro gjashtë vitesh. Paralelisht, akuza për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit dhe katër personave të tjerë u ngrit në vitin 2024.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *