Lajmet e Fundit

Aksioni i policisë, bastiset komuna paralele e Skenderajt në veri

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se aktualisht po kryhet një bastisje në objektin e kësaj komune.

“Është një komunë paralele në veri që vepron për pikën e Skenderajt. Jemi futur brenda dhe po kontrollojmë; ka shumë mundësi që kjo komunë do të mbyllet,” tha Elshani.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kjo vjen pas disa javësh nga mbyllja e komunave të tjera paralele që vepronin në veri të Kosovës./PrishtinaPost/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *