]
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Fushë Kosovë, raporton portali Prishtina Post.
Lexuesit e Prishtina Post kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë 5 automjete ndërsa janë lënduar 3 persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Prishtina Post zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti./Prishtina Post/