E hënë, 22 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Aksident tragjik në Mynih: Përplasen dy trena mallrash, vdes një person

Një person ka humbur jetën pas përplasjes së dy trenave të mallrave në një urë në Mynih, në orët e para të së shtunës, bazuar në policisë lokale.

Si pasojë e përplasjes, dy vagonë kanë dalë nga shinat dhe kanë përfunduar në rrugën poshtë.

Shkaku i incidentit mbetet ende nën hetim, ka bërë të ditur për Reuters një zëdhënës i policisë në qytetin jugor gjerman, raporton Reuters.

Shërbimet e emergjencës janë njoftuar për aksidentin në lagjen veriore të Mynihut, Milbertshofen, në orën 01:40 të mëngjesit (23:40 GMT të premten), me rreth 60 ekipe të ndihmës së shpejtë të dërguara në vendincident, ka bërë të ditur një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *