Showbiz

Ajo tha ‘PO!’ Aktori turk i propozon për martesë partneres

Një nga çiftet më të pëlqyera të shoubizit turk ka vendosur të hedhë hapin e rëndësishëm drejt martesës.

Prezantuesja dhe ish-konkurrentja e njohur e “Survivor”, Damla Can, ka pranuar propozimin romantik nga partneri i saj, aktori i suksesshëm Tolga Mendi, duke i thënë zyrtarisht “Po!” dashurisë së tyre.

Dyshja, e cila ka mbajtur gjithmonë një profil mjaft diskret duke e shijuar lidhjen e tyre të lumtur larg syve të publikut dhe mediave rozë, ka vendosur ta kurorëzojë këtë romancë me propozim martese.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ky vendim ka gëzuar pa masë ndjekësit e tyre, pasi dyshja shihej si një nga bashkimet më solide të muajve të fundit.

Lajmin e bukur e kanë ndarë vetë ata përmes rrjeteve sociale, duke publikuar momente shumë romantike nga çasti i propozimit, ku Damla shfaqet me një buqetë të madhe me lule dhe unazën në gisht. /Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *