Situata brenda shtëpisë së “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur me afrimin e banores së re, Klevisës, me Indritin. Pas zbulimit të njohjes së tyre të vjetër nga Italia, lidhja e krijuar mes tyre ka nxitur mjaft diskutime, sidomos duke pasur parasysh lidhjen e mëparshme të Indritit me Vanesën.
Të gjithë sytë ishin drejtuar nga Vanesa për të parë reagimin e saj ndaj këtyre zhvillimeve. Ish-banorja nuk ka zgjedhur të heshtë, por ka dhënë një përgjigje me klas përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale. Në video, Vanesa shfaqet e qeshur dhe e lumtur, duke kërcyer dhe duke treguar se nuk lejon që situatat brenda fermës ta ndikojnë.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve është mbishkrimi që ajo vendosi mbi video: “Grace over noise. Always” (Eleganca përmbi zhurmën. Gjithmonë). Ky koment është interpretuar nga shumë si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe e prerë ndaj dinamikave aktuale brenda “Ferma VIP”, duke theksuar qëndrimin e saj të qetë dhe elegant përballë çdo situate.


