Showbiz

Adelina Tahiri në pushime luksoze: Momente të rralla lumturie me bashkëshortin

Këngëtarja Adelina Tahiri po shijon momente të veçanta pushimesh në një destinacion tërheqës dhe luksoz. E njohur për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale, ku ndan shpesh me publikun copëza nga jeta e saj, Adelina këtë herë ka zgjedhur të publikojë imazhe ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, një avokat i njohur nga Maqedonia e Veriut.

Fotografitë e publikuara, të cilat janë mjaft të rralla, tregojnë çiftin teksa shijojnë së bashku këto ditë relaksi. Adelina dhe bashkëshorti i saj duken tejet të lumtur dhe të afërt, duke pasqyruar harmoninë dhe lidhjen e fortë mes tyre teksa shijojnë pushimet larg përditshmërisë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *