Showbiz

AAK-ja e gatshme të mundësojë presidentin e LVV-së, por me kushte: Cilat janë kërkesat?

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, deklaroi se partia e tij është e hapur për të mundësuar zgjedhjen e presidentit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nëse LVV-ja garanton plotësimin e gjashtë kërkesave prioritare të AAK-së.

Arifi theksoi se AAK-ja pret një ftesë nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për të diskutuar këto kërkesa, duke përfshirë pranimin e gazit amerikan, të cilin e cilësoi si çështje të partneritetit strategjik me SHBA-në.

Sipas Arifi, shtatë deputetët e AAK-së janë të gatshëm të sigurojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit, pa kërkuar poste ministrore, zëvendësministrore apo përfitime tjera. Ai shtoi se Aleanca ka lehtësuar punën e LVV-së duke ofruar votat e saj për një çmim minimal.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Kërkesat e AAK-së përfshijnë, përveç gazit amerikan, lehtësime për bizneset e vogla, mbështetje për bujqësinë, buxhetimin e infrastrukturës, nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali me thëngjill, si dhe një fond prej 1 miliard euro për kryeqytetin.

Arifi theksoi se këto kërkesa nuk janë të pandryshueshme dhe mund të diskutohen, duke shtuar se ka vullnet politik nga ana e AAK-së për të gjetur zgjidhje.

Ai gjithashtu sqaroi se AAK-ja nuk do të pengojë asnjë marrëveshje të mundshme mes LVV-së me LDK-në apo PDK-në për formimin e institucioneve, por ka përcaktuar kushtet e veta për të mundësuar kuorumin.

Arifi kritikoi zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve, duke kujtuar se 6 gushti është afati i fundit ligjor.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *