Kulturë

Hapet shkolla shqipe në Londër

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik për Diasporën i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një shkolle të re shqiptare në Bexleyheath, Londër.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se synimi i Qeverisë shqiptare është zgjerimi i rrjetit të shkollave dhe klasave shqipe në diasporë, duke vënë në dukje rëndësinë e kësaj nisme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit.

Balla deklaroi se më shumë se 7 mijë nxënës tashmë mësojnë gjuhën shqipe në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas tij, kjo është një përpjekje e rëndësishme për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Gjithashtu, ai përmendi se mbështetja me tekste në gjuhën shqipe dhe programi i ri “Mësues për Diasporën” do të ndihmojnë në zgjerimin e numrit të shkollave dhe klasave, duke promovuar gjuhën shqipe dhe traditat kombëtare./PrishtinaPost/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *