Kulturë

Gruaja nga Mitrovica kërcënon burrin, vjehrrin dhe kunatin, tenton t’ia marrë armën policit që intervenoi

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku përfshihen burrat, gratë e fëmijët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Kështu dyshohet se ndodhi së fundmi në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, por këtë herë u arrestua një grua.

Siç merr vesh Prishtina Post, një 41-vjeçare u prangos nga Policia pasi dyshohet se u fut në një konflikt me familjarët e saj.

Bazuar në informacionet e para, e dyshuara i ka kërcënuar seriozisht burrin e saj, vjehrrin dhe kunatin e saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre që eskaloi në kanosje.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Përballë kësaj situate, rasti u denoncua menjëherë në Polici dhe si rezultat, njësitë policore intervenuan në vendin e ngjarjes.Të njëjtat burime thonë për Prishtina Post se e dyshuara ka tentuar që t’ia marrë armën njërit prej policëve, por nuk ka arritur dhe është arrestuar.

Pas shoqërimit në stacion policor, 41-vjeçarja është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *