Ish-deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore.
Butikofer ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në platformën X, fjalimin në Forumin e Varshavës me temën ‘Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës & Integrimi Evropian’.
Ai ka cilësuar gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës, teksa ka shtuar se ishte hap i mirë ftesa ndaj kryeministrit Kurti në këtë Forum.
“Ftesa për Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është QUINT-i në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”.
To invite @albinkurti to give this address was a good, couragious and necessary step, signalling clearly how wrong the Quint is in their ostracism of #Kosovo. https://t.co/eL0Wo0QvOH
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 3, 2024