Ekonomi

Hoti: Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim të kthehet prapa – përkeqëson ambientin për biznes

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim duhet të kthehet prapa dhe të përgatitet projektligji i ri, meqë si i tillë deklaron se e dëmton cilësinë e raportimit financiar në vend dhe se e përkeqëson ambientin për biznes.

Sipas Hotit, ky projektligj do të ketë ndikim negative në tregun e kredive, në investime jashtme dhe të brendshme në sektorin privat, si dhe në besueshmërinë e përgjithshme të publikut dhe investitorëve në raportimet financiare të korporatave në Kosovë.

“Me ndihmën e Bankës Botërore dhe organizatave të tjera relevante, si dhe me përfshirjen e shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit, duhet të përgatitet projektligji i ri që e zëvendëson plotësisht ligjin ekzistues dhe që transpozon në tërësi direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e raportimit financiar. Në asnjë formë nuk duhet të cenohet integriteti dhe pavarësia e shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe raportimit. Ka arsye të fuqishme që ligji ekzistues e ka definuar pavarësinë e tyre dhe ndërlidhjen e funksionimit të tyre me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit”, ka shkruar Hoti.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai ka renditur edhe katër arsyet për këtë konstatim që ka dhënë:

Projektligji e shkëput lidhjen e shoqatave vendore të kontabilitetit dhe auditimit me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit sa i përket licencimit dhe funksionimit të tyre. Kjo është bërë përmes nenit 2 dhe nenit 4 të projektligjit.

Është rritur roli i Qeverisë, përmes Këshillit Kosovar për Raportim Financiar, në punën e përditshme të shoqatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit. Neni 4, pikat 3 dhe 4, e bëjnë të qartë këtë.

Ministrit të Financave i është dhënë autorizim i pakufizuar dhe i paqartë për nxjerrjen e akteve nënligjore kur një shoqate i revokohet licenca. Kjo specifikohet në nenin 6, pika 2.11.

Edhe më problematike është mostranspozimi i direktivave të Bashkimit Evropian lidhur me këtë fushë në këtë projektligj. Kjo është e pakuptimtë dhe e dëmshme. Fusha e raportimit financiar është fusha kur direktivat e Bashkimit Evropian duhet të transpozohen plotësisht. Ky është obligim edhe sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Edhe sikur mos të ishte obligim, është në interesin e ekonomisë së Kosovës që të zbatojë të njëjtat rregullta të raportimit financiar në mënyrë që investitorët dhe publiku i gjerë të vlerësojnë më lehtë dhe më qartë gjendjen e financave të bizneseve, i cili vlerësim është faktor kryesor për investime dhe për çështje tatimore.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *