Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka sqaruar se Çupiç ka refuzuar ta nënshkruajë dokumentin me arsyetimin se nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për ta bërë këtë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, sipas saj, përfaqësuesi serb është pajtuar me të gjitha parimet e përfshira në deklaratën e përbashkët.
Duke folur në konferencën për media pas përfundimit të samitit, Siljanovska-Davkova ka thënë se takimi i kësaj radhe ka kaluar ndryshe nga samitet e mëparshme, ku shpeshherë kishte pasur vështirësi në arritjen e pajtueshmërisë për çështje të caktuara.

Fluturime Direkte Prishtinë Berlin duke filluar nga 109€
PRISHTINË - BERLIN NGA VETËM 109€! 🇩🇪 Ëndrra për një udhëtim në Berlin tani është më afër se kurrë!
Rezervo Tani →“Edhe pse u pajtua me të gjitha parimet e deklaratës së miratuar, zoti Çupiç ishte sot i vetmi që tha se nuk mund ta nënshkruante, se nuk mund të qëndronte hapur pas saj, sepse legjitimiteti i tij konfirmohet në një mënyrë tjetër”, ka deklaruar ajo.
Në samitin e mbajtur në Ohër morën pjesë liderë të vendeve të rajonit, të cilët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e integrimit evropian.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Refuzimi i Çupiçit për të nënshkruar deklaratën, ndonëse ishte pajtuar me përmbajtjen e saj, ishte një nga zhvillimet e veçanta të samitit.

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com
REZERVO TANI →Vetura me targa serbe kapet në kufi me…
“Kontribuon në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë…
MMPH bllokon projektin për lagjen Ulpiana, Pacolli: Projekti…
Platforma “Liria ka Emër” nesër mban konferencë për…
