Në reagimin e saj, Ministria ka pretenduar se Komuna ka lejuar realizimin e projektit pa pasur kompetencë për një gjë të tillë, pasi objekti nuk është në pronësi dhe as nën menaxhimin e saj, transmeton lajmi.net.
Sipas Ministrisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës më 28 shtator 2026 kishte lëshuar pëlqim për realizimin e muralit, por ky dokument, siç pretendohet në reagim, është i kundërligjshëm dhe nuk mban nënshkrimin e drejtorit të drejtorisë përkatëse.
Po ashtu, Ministria ka thënë se për projektin nuk ishte konsultuar dhe as njoftuar paraprakisht nga Komuna apo institucionet e tjera përgjegjëse.
Duke paraqitur kronologjinë e ngjarjeve, Ministria ka bërë të ditur se më 20 nëntor, rreth orës 09:17, përfaqësues të Komunës, përmes një kompanie private, kishin ndërhyrë në objekt dhe kishin larguar banerin informues të institucionit.

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com
REZERVO TANI →Ajo ka pretenduar se gjatë kësaj ndërhyrjeje nuk ishin vendosur masa mbrojtëse, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale në pronën e Ministrisë.
Sipas reagimit, pavarësisht vendimit të Prokurorisë për pezullimin e punimeve, përfaqësues të Komunës janë paraqitur sërish më 27 nëntor, rreth orës 06:00, me makineri ngritëse për të vazhduar vendosjen e muralit.

Fluturime Direkte Prishtinë Berlin duke filluar nga 109€
PRISHTINË - BERLIN NGA VETËM 109€! 🇩🇪 Ëndrra për një udhëtim në Berlin tani është më afër se kurrë!
Rezervo Tani →Për këtë situatë, Ministria ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar punimet.
Megjithatë, Ministria e Ekonomisë ka theksuar se nuk është kundër realizimit të veprës artistike kushtuar Nënë Terezës, por kundërshtimi i saj lidhet me procedurat e ndjekura nga Komuna e Prishtinës.
“Çështja në fjalë nuk ka të bëjë me përmbajtjen e veprës artistike, por me mënyrën e ndërmarrjes së veprimeve nga Komuna e Prishtinës përmes kontraktuesve, mungesën e komunikimit dhe koordinimit ndërinstitucional, dëmin e shkaktuar ndaj institucioneve shtetërore, si dhe respektimin e vendimeve të organeve kompetente”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
Në fund, Ministria i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të respektojë vendimin e Prokurorisë deri në përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e një vendimi përfundimtar gjyqësor.
Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje mediave që raportimin për këtë çështje ta mbështesin në fakte dhe informacione të verifikuara, duke shmangur keqinterpretimet./lajmi.net/
Samiti Brdo-Brioni | Shiroka-Pula nënshkruan deklaratën në Ohër,…
Vetura me targa serbe kapet në kufi me…
“Kontribuon në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë…
MMPH bllokon projektin për lagjen Ulpiana, Pacolli: Projekti…
