Ekonomi

Aliu: S’kemi pasur kontratë me kompani të Radojçiqit

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mohuar se ministria e tij ka dhënë tenderë kompanisë “RAD”, e cila lidhet me Milan Radojçiqin.

Në Debat Plus, gjatë një diskutimi me analistin politik Dardan Gashi, i cili ia dëshmoi me letër dhënien e tenderit kësaj kompanie në shtator të vitit 2021, ministri ka theksuar se një marrëveshje e tillë nuk ekziston.

“Nëse kjo kontratë është nënshkruar dhe është publikuar, jam i bindur se është anuluar menjëherë sapo është kuptuar lidhja me një kriminel. Çdo kontratë me kompani të tilla anulohet automatikisht”, ka deklaruar Aliu.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në atë moment ministri Aliu mori një mesazh nga zëvendësministri Durmishi, i cili sipas tij, thotë se nuk ka pasur kontratë me kompaninë “RAD”.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *