Lajmet e Fundit

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, MSH ka siguruar 85 mijë doza

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

   ​

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në tërë vendin.

Përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar se vaksnimi është duke u bërë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura dhe të motivuara për një fushatë të suksesshme të vaksinimit, ndërkohë që ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se grupet me prioritet për vaksinim janë: punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç, si dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

Derisa në përfundim kanë shkruar se këtë vit furnizimi me vaksina të gripit sezonal, është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe se për këtë sezon janë siguruar 85.000 doza nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *