Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” po arrijnë kulmin, me një debat të fortë mes Nichit dhe influencueses bjelloruse, Olechka Grigorieva.
Nichi, i cili këtë javë ka marrë rolin e kapitenit, është angazhuar për të menaxhuar detyrat e banorëve, duke u siguruar që çdo gjë të përfundojë siç duhet.
Gjatë një kontrolli të detyrave, ai e ka kritikuar Olechkën për moskryerjen e një prej detyrave të saj, duke e bërë situatën edhe më tensionuese.
Debati ka marrë një kthesë të papritur kur Nichi e ka përmendur afrimitetin e Olechkës me reperin Fuego, me të cilin ajo është parë shpesh së fundmi.
“Po han bukë, s’po e fshin tavolinën… Mos fol allahile! Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël,” i ka thënë ai, duke e akuzuar për mungesë angazhimi.
Olechka nuk ka heshtur përballë këtij sulmi dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në punët e saj.
“Shuj ti! Kush je ti me m’thanë mu shuj? Kqyre punën tënde. Shko pastro vet, komandant,” ia ktheu ajo, duke e sfiduar autoritetin e tij.
Kjo përplasje ka shtuar tensionin në shtëpi, duke lënë të hapur pyetjen nëse marrëdhënia mes dy banorëve do të përkeqësohet edhe më tej në ditët në vijim.
