Politikë

Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se në fokus të diskutimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton lajmi.net.

Kreu i Qeverisë ka vlerësuar se anëtarësimi në këtë organizatë do të kishte rëndësi të veçantë për vendin, pasi do t’i hapte rrugë pjesëmarrjes në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se anëtarësimi do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës të kishin qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në takimin që patëm sot në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, vazhduam bisedën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut./lajmi.net/

Udhëheqësia e re, mendësia e vjetër | Lista…

“U bë me urdhër të Kurtit”, Hasani flet…

Shqipëri – Finlandë, publikohen formacionet zyrtare të të…

Skandali në Nvidia, Shtëpia e Bardhë diskuton shkarkimin…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *