Basketbollisti amerikan Ricky Tarrant prej sot e tutje nuk është më pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës në Superligë të Kosovës! Përmes një njoftimi të shkurtër kuqezinjtë kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me lojtarin në fjalë, duke shkruar shkurt: falemnderit!
Tarrant përndryshe te Vëllaznimi mesatarisht kishte 33 minuta për lojë, me 16 pikë të shënuara, 2 asistime dhe 1.4 kërcime mesatarisht. Vëllaznimi këtë fundjavë është mysafir i Prishtinës, ndërsa ekipi është në pozitën e fundit të renditjes tabelare.
