Politikë

Arben Vitia përballet nesër me interpelancë në Kuvend për vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Interpelanca është përfshirë në rendin e ditës së seancës plenare që do të mbahet më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, transmeton lajmi.net.

Rasti kishte marrë vëmendje publike pas raportimeve se pacientja nuk kishte arritur ta siguronte terapinë e nevojshme për trajtimin e sëmundjes. Shoqata “Renesansa” kishte njoftuar se gruaja kishte ndërruar jetë pasi për katër muaj kishte mbetur pa medikamentin Palbociclib, që përdoret për trajtimin e kancerit të avancuar të gjirit.

Sipas shoqatës, gjatë kësaj periudhe sëmundja kishte përparuar dhe pacientes i ishin shfaqur metastaza të reja në tru.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Onkologjia pranoi mungesën e ilaçit

Pas raportimeve për rastin, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, kishte konfirmuar se bari Palbociclib kishte munguar në klinikë për një periudhë rreth dy muajshe.

Kurtishi kishte shpjeguar se planifikimi fillestar për këtë terapi ishte bërë për 40 pacientë, por në praktikë numri i tyre kishte arritur në rreth 80, duke bërë që stoku i ilaçit të shpenzohej më herët sesa ishte paraparë.

Ai kishte deklaruar gjithashtu se pacientja kishte vazhduar trajtimin me një ilaç tjetër, Fulvestrant, ndërsa për dy muaj Palbociclibin e kishte siguruar vetë. Sipas tij, pacientja e kishte marrë sërish këtë medikament në klinikë më 18 gusht.

Mungesat e barnave onkologjike, shqetësim edhe për pacientët e tjerë

Rasti i pacientes ka rikthyer në vëmendje problemet e vazhdueshme me furnizimin me barna në institucionet publike shëndetësore.

Sipas raportimeve të mediave, mungesat nuk janë kufizuar vetëm te Palbociclibi. Janë evidentuar probleme edhe me furnizimin me terapi të tjera, përfshirë Avastinën dhe Dabrafenibin, ndërsa pacientë të ndryshëm janë detyruar t’i sigurojnë vetë disa prej barnave që u nevojiten për trajtim.

Edhe Raporti Final i Auditimit të Brendshëm për vitin 2025 dhe shtatë muajt e parë të vitit 2026 kishte evidentuar mangësi në planifikimin, furnizimin, menaxhimin dhe monitorimin e barnave dhe materialeve medicinale.

Interpelanca e nesërme pritet të vërë përballë ministrin Vitia me deputetët lidhur me përgjegjësinë institucionale për furnizimin me barna, planifikimin e nevojave të pacientëve dhe masat që po ndërmerren për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Prostitucion, drogë e poligon qitjeje afër vendit ku…

Mehmeti-Selimi reagon për incidentin në FSK: Është e…

Sindikata e re e KEK-ut para protestës së…

Vdes në mënyrë të papritur Alexander Darchiev, ambasadori i Rusisë në ShBA

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *