Sipas Presidencës, tenderi ishte paraparë në Planin Vjetor të Prokurimit dhe është publikuar në platformën e-prokurimi më 27 gusht 2026, përmes procedurës së hapur, transmeton lajmi.net.
Nga ky institucion kanë theksuar se procesi është zhvilluar duke respektuar parimet e konkurrencës së lirë, transparencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.
Kontrata e planifikuar ka një afat prej 36 muajsh, ndërsa si kriter për përzgjedhjen e operatorit ekonomik është përcaktuar çmimi më i ulët.
Presidenca planifikon të shpenzojë mbi 273 mijë euro për bileta avioni, tenderi mbulon 700 udhëtime për tre vjet
Presidenca planifikon të shpenzojë mbi 273 mijë euro për bileta avioni, tenderi mbulon 700 udhëtime për tre vjet
Presidenca ka sqaruar gjithashtu se shërbimet e përfshira në këtë kontratë nuk mbulojnë vetëm udhëtimet e Presidentes dhe kabinetit të saj, por edhe ato të ish-presidentëve dhe stafit të tyre mbështetës.
Në kuadër të kontratës përfshihen edhe udhëtimet e anëtarëve të Këshillit Konsultativ për Komunitete, administratës së Presidencës, trupave këshillues, komisioneve dhe ekspertëve që angazhohen për detyra zyrtare.
Një prej pikave që Presidenca e ka veçuar në sqarimin e saj është kategoria e biletave që do të mbulohen nga kjo kontratë.
Sipas institucionit, në funksion të kursimit të parasë publike, është vendosur që për të gjitha kategoritë e përfshira të sigurohen vetëm bileta të klasës ekonomike, pa përjashtim.
“Një nga përcaktimet kryesore të kësaj kontrate është racionalizimi i shpenzimeve publike. Për këtë arsye, pa asnjë përjashtim, janë paraparë dhe kontraktuar vetëm avio-bileta të kategorisë ekonomike për të gjitha kategoritë e përfshira në kontratë”, thuhet në reagimin e Presidencës.
Në fund, Zyra e Presidentes ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies, si dhe menaxhimit të përgjegjshëm të fondeve publike.
Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës,…
Kosova dhe Portugalia drejt marrëveshjes ekonomike, diskutohet edhe…
Senatorja amerikane i dërgon letër Shiroka-Pulës: Jeni forcë…
Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni…
