Politikë

Osmani thumbon Bajramin: Fjalimi im nuk u pëlqen as atyre që arsyetojnë hajnitë, as atyre që nuk mësojnë kurrë nga gabimet e së kaluarës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Publikimi i fjalimit vjen pas përplasjes me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila reagoi ashpër ndaj deklaratave të Osmanit për fondet e ndara gjatë vitit 2020, në kohën kur Bajrami drejtonte Ministrinë e Financave në Qeverinë Hoti, transmeton lajmi.net.

Osmani kishte thënë në Kuvend se në atë kohë kishte qenë ndër zërat më kritikë ndaj ndarjes së fondeve për bizneset, ndërsa kishte akuzuar pushtetin aktual se vetëm i ka zëvendësuar figurat e fuqishme ekonomike dhe oligarkët.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e Bajramit, e cila e quajti Osmanin “turiste politike” dhe e akuzoi se po paraqiste të pavërteta lidhur me pakon financiare të vitit 2020.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pas kësaj përplasjeje, Osmani ka rikthyer në vëmendje fjalimin e saj, duke thënë se qeveritë nuk duhet ta vlerësojnë punën e tyre duke u krahasuar me dështimet e paraardhësve.

Ajo ka kritikuar edhe reagimet ndaj qëndrimeve të saj, duke pretenduar se fjalimi nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë keqpërdorimet dhe nuk nxjerrin mësime nga gabimet e së kaluarës.

“Qeveritë nuk duhet ta matin progresin e tyre duke u krahasuar me dështimet e njëra-tjetrës. Në vend të garës se cila ka ngecur më shumë apo cila ka vjedhur më shumë, duhet të garojnë për arritje dhe rezultate konkrete”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka përfunduar reagimin duke iu referuar kritikave që mund të pasojnë publikimin e fjalimit.

“Natyrisht, ky fjalim nuk u pëlqen as atyre që arsyetojnë hajnitë, as atyre që nuk mësojnë kurrë nga gabimet e së kaluarës”, ka deklaruar ish-presidentja.

Përplasja mes Osmanit dhe Bajramit ka nxjerrë në pah edhe një herë debatet për menaxhimin e fondeve publike gjatë pandemisë, si dhe akuzat e ndërsjella për standarde të dyfishta në politikën kosovare.

Parregullsi në një kantier ndërtimi në Prizren, Inspektorati ndalon punimet

Presidenca sqaron tenderin për avio-bileta: Kontrata trevjeçare parasheh…

Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës,…

Kosova dhe Portugalia drejt marrëveshjes ekonomike, diskutohet edhe…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *