Politikë

Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës, një spastrim etnik me letra nga Serbia

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kraki ka theksuar se raportet vjetore të Bashkimit Evropian duhet të trajtohen me seriozitet, pasi respektimi i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave të komuniteteve etnike përbën një nga vlerat themelore të BE-së.

Duke iu drejtuar deputetëve të Listës Serbe, të cilët kishin ngritur shqetësime për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, Kraki ka kërkuar që në të njëjtin diskutim të merren parasysh edhe gjetjet e raportit të BE-së për Serbinë.

“Nëse ne diskutojmë sot raportin e Kosovës dhe këtu vijnë deputetë të Listës Serbe dhe ankohen për mungesën e të drejtave të tyre në Kosovë, atëherë është e domosdoshme që ta risjellim këtu raportin e të njëjtit komision që flet për Serbinë dhe për të drejtat e shqiptarëve atje”, ka deklaruar Kraki.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai ka theksuar se raporti evidenton përpjekjet sistematike të Serbisë për ta zvogëluar përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet lokale si dhe praktikën e pasivizimit të adresave.

“Aty thuhet se Serbia në mënyrë sistematike, të organizuar, synon dhe arrin uljen e prezencës së shqiptarëve në institucionet lokale përfaqësuese. Aty përmendet po ashtu pasivizimi i adresave, që është realisht një spastrim etnik me letra”, ka thënë ai.

Kraki ka bërë dallimin mes përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së komuniteteve në institucionet e Kosovës dhe trajtimit që, sipas tij, Serbia u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Nuk mund të krahasohet braktisja e institucioneve vullnetarisht këtu në Kosovë me përndjekjen nga institucionet që ia bën Serbia shqiptarëve në Luginën e Preshevës Në qoftë se duan deputetët e Listës Serbe ta shohin se çka është një pakicë e diskriminuar, i kisha ftuar të regjistrohen përkohësisht si shqiptarë në Preshevë”, tha Kraki.

Në një pjesë tjetër të diskutimit, deputeti Kraki ka folur për rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.

Duke iu referuar deklaratës së Robert Schumanit për Evropën dhe luftën, Kraki ka theksuar se moszgjerimi i BE-së mund ta rrisë pasigurinë në rajon dhe më gjerë.

“Nëse nuk zgjerohet Evropa dhe nëse nuk futemi edhe ne brenda, atëherë mund ta kemi luftën, të paktën pasigurinë e kemi të sigurt, sepse pasiguria është aktuale tash”, tha ai.

Sipas Krakit, procesi i zgjerimit evropian që nga fillimet e tij ka qenë i ndikuar fuqishëm nga interesat gjeopolitike dhe jo vetëm nga përmbushja e kritereve teknike.

Ai ka përmendur integrimin e Spanjës, Portugalisë, Greqisë dhe vendeve të Evropës Lindore, duke argumentuar se zgjerimet e mëdha të BE-së janë realizuar edhe mbi bazën e nevojave strategjike të kontinentit.

“Bashkimi Evropian gjendet sot në një cikël të ri. Jemi rikthyer te nevoja fillestare që e kemi pasur për integrim dhe zgjerim, edhe për arsye, sidomos për arsye gjeopolitike”, përfundoi Kraki.

Kosova dhe Portugalia drejt marrëveshjes ekonomike, diskutohet edhe…

Senatorja amerikane i dërgon letër Shiroka-Pulës: Jeni forcë…

Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni…

Kurti për “Le Monde”: Kosova ndihet e cenueshme…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *