Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj një histori të thellë dhe prekëse për një periudhë të vështirë të jetës së saj. Ajo ka folur hapur për ndikimin e lajmeve të pavërteta dhe për momentet kur ndjeu se po humbiste kontaktin me realitetin.
Rrëfimi i saj nisi kur një ndjekës e pyeti se si ndihej dhe për çfarë ishte penduar më së shumti. Françeska, pa hezitim, zbuloi se kishte kaluar një fazë të vështirë emocionalisht, ku çdo ditë ishte një sfidë për të.
“Ishte një periudhë që nuk po ndihesha aspak mirë. Isha thjesht në autopilot, duke vazhduar përpara, sepse në fund të fundit, çfarë do bësh tjetër?”, u shpreh ajo.
Ajo tregoi se gjatë asaj kohe, përballej me një mori lajmesh dhe pretendimesh që qarkullonin për të. Françeska zbuloi se prindërit e saj ishin ata që ia dërgonin këto publikime çdo ditë, duke e shqetësuar akoma më shumë.
“Çdo ditë prindërit më dërgonin portale, lajme dhe shpifje të reja. Çdo ditë një histori tjetër, një gënjeshtër tjetër”, rrëfeu ajo, duke shtuar se situata kishte arritur deri në atë pikë sa po fillonte të humbiste kontaktin me realitetin.
Françeska gjithashtu theksoi se kishte pasur pendesa për mënyrën se si kishte jetuar. Ajo pranoi se kishte përpiqur të bënte gjithmonë atë që të tjerët prisnin prej saj, duke lënë pas dëshirat e saj personale.
“Pavarësisht përpjekjeve për të mos gabuar apo zhgënjyer askënd, gjithmonë do të ketë njerëz që do të gjejnë arsye për ta gjykuar”, theksoi ajo, duke reflektuar mbi presionin që ndiente nga shoqëria.
Në përfundim, Françeska dha një mesazh të fortë për ndjekësit e saj, duke i inkurajuar ata të jetojnë sipas dëshirave të tyre dhe të mos e shtyjnë lumturinë për hir të miratimit të të tjerëve.
“Njerëzit që janë vërtet të lumtur me jetën e tyre nuk e kalojnë kohën duke u përpjekur të shkatërrojnë jetën e dikujt tjetër”, përfundoi ajo.

