Politikë

VV akuzon Komunën e Prishtinës për keqpërdorim të 2.18 milionë eurove: U shpenzuan jashtë destinimit, shkollat mbetën pa ngrohje

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në një reagim publik, VV-ja i është referuar gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, sipas të cilave janë identifikuar shpenzime në vlerë prej 2,180,417 eurosh për projekte që, sipas auditimit, nuk ishin të përfshira në marrëveshjet e financimit me BERZH-in.

Sipas VV-së, këto mjete ishin të destinuara për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shkolla, çerdhe dhe ndërtesa të tjera publike, përfshirë sistemet e ngrohjes, izolimin termik dhe zëvendësimin e dyerve e dritareve.

Partia ka bërë të ditur se vetëm për kontratat e ndriçimit publik janë shpenzuar 700,374 euro nga këto fonde, ndonëse, sipas saj, këto punime nuk ishin pjesë e marrëveshjeve me BERZH-in. VV-ja ka theksuar se këto kontrata i kishte denoncuar më herët në Prokurorinë Speciale.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në reagim, VV-ja ka lidhur këtë çështje edhe me gjendjen në shkollat e kryeqytetit, duke pretenduar se nxënësit dhe mësimdhënësit në disa shkolla po përballen me mungesë të ngrohjes adekuate, gjë që po vështirëson zhvillimin e procesit mësimor.

Po ashtu, partia ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se pretendimet e tij për bllokim të fondeve nga niveli qendror nuk qëndrojnë, bazuar në gjetjet e auditimit.

VV-ja ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe ligjore për shpenzimin e mjeteve jashtë destinimit, si dhe hetimin e vendimmarrjes, autorizimit të pagesave dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të përfshirë.

Në fund, partia ka kërkuar që të sqarohet edhe ndikimi i këtyre shpenzimeve në realizimin e investimeve për ngrohjen e shkollave, duke theksuar se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk duhet të bartin pasojat e vendimeve financiare të institucioneve komunale. 

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e…

Profesori irlandez: Apeli nuk do t’i shpallë krerët…

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë,…

Parlamenti i ri i Izraelit betohet mes tensionesh,…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *