Sipas Ahmetit, procesi i themelimit të ndërmarrjes ka nisur më 29 prill 2021, kur Kuvendi Komunal i Lipjanit kishte miratuar vendimin për themelimin e saj. Ndërsa më 21 maj të po atij viti, MAPL kishte konfirmuar ligjshmërinë e vendimit.
Ai ka bërë të ditur se Komuna e Lipjanit e kishte dorëzuar aplikacionin me dokumentacionin e kompletuar më 17 qershor 2021, ndërsa takimi me Këshillin Ndërministror ishte mbajtur më 11 gusht 2022.
Kryetari Ahmeti ka theksuar se Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, e udhëhequr nga drejtori Valon Pacolli, ka dërguar gjithsej tetë shkresa zyrtare në institucionet përkatëse, në periudhën nga dhjetori i vitit 2022 deri në tetor të vitit 2026, por sipas tij, nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.
Ahmeti ka ngritur edhe çështjen e shërbimit të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave në Lipjan, duke thënë se Kompania Rajonale “Pastrimi” nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të ofruar shërbim efikas në territorin e kësaj komune.
Sipas tij, Komuna në disa raste i ka dalë në ndihmë kompanisë duke ofruar mekanizëm dhe resurse shtesë, por këto ndërhyrje nuk kanë arritur të sigurojnë një zgjidhje të qëndrueshme.
Ai ka bërë të ditur se pikërisht këto vështirësi kanë shtyrë Komunën që të ndërmarrë veprime konkrete dhe të kontraktojë operator privat për shërbimet e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave.
Në reagimin e tij, Ahmeti ka theksuar se Komuna e Lipjanit i ka përmbushur procedurat dhe ka ndërmarrë veprimet që i takojnë në procesin e themelimit të ndërmarrjes “Ulpiana”, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse përgjigje zyrtare për kërkesat e saj.
“Heshtja institucionale nuk mund të jetë përgjigje ndaj një kërkese të ligjshme të një komune dhe interesit të qytetarëve të saj”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se Komuna do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje dhe të punojë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Lipjanit.
Ish-kandidati për deputet i LDK-së, Vebi Mujku emërohet…
Selimi publikon rezultatet e një ankete: 80 për…
BQK miraton dy udhëzues për sistemin e pagesave…
Ipeshkvi i Kosovës takon ambasadorin britanik, flasin për…
