Lajmet e Fundit

Propozimi i ri për pensionet: Një zgjidhje për ata që kanë kontribuar

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka paraqitur një nismë të rëndësishme ligjore për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.

Gjatë një konference për media, Haxhiu theksoi se ky propozim ka për qëllim të ndihmojë pensionistët dhe qytetarët që kanë kontribuar, por që nuk e kanë plotësuar periudhën e nevojshme për të përfituar nga skemat pensionale.

Ajo shpjegoi se nisma është e fokusuar në ata qytetarë që kanë punuar dhe kontribuar para janarit të vitit 1999, por që aktualisht nuk kualifikohen për pensionin kontributdhënës për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore. “Dikujt i mungojnë disa vite, dikujt disa muaj, por ka edhe që disave u mungojnë edhe disa ditë. Ka njerëz që kanë përvojë plot 44 vite,” tha Haxhiu.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Deputetja theksoi se është e domosdoshme që shteti dhe shoqëria të gjejnë një zgjidhje për këto kategori, duke shtuar se ata duhet të përfitojnë një pension në përpjesëtim me kontributin e paguar. “Me këtë propozim, ruhet pensioni kontributpagues i moshës dhe pensioni parcial për ata që janë larguar nga puna për shkak të masave të dhunshme,” shpjegoi ajo.

Propozimi përfshin një nen të ri që do të mundësojë pension kontributpagues proporcional për ata që kanë paguar kontribute, por nuk kualifikohen sipas dy dispozitave të mëparshme. Haxhiu theksoi se pensioni do të llogaritet në bazë të muajve dhe viteve të kontributeve të qytetarëve.

Ajo dha një shembull konkret për të ilustruar propozimin: “Nëse pensioni i plotë kontributpagues do të ishte 300 euro në muaj, atëherë kjo shumë do të pjesëtohej me 15, duke rezultuar në 20 euro për çdo vit kontribute. Një qytetar me 14 vite kontribute do të përfitonte 280 euro në muaj, ndërsa një qytetar me 12 vite do të merrte 200 euro në muaj.”

Deputetja Haxhiu sqaroi se shuma prej 300 eurosh është vetëm një shembull ilustrues dhe se llogaritja e saktë do të varet nga pensioni aktual dhe periudha e kontributeve të dëshmuara. “Në këtë llogaritje përfshihen edhe muajt dhe ditët, sepse ne duam të ofrojmë zgjidhje për ata qytetarë që u mungojnë vetëm pak ditë për të plotësuar periudhën e kërkuar,” shtoi ajo.

Gjithashtu, ajo përmendi propozime të tjera që janë pjesë e kësaj nisme ligjore, duke theksuar se ky dokument do t’u japë mundësi edhe atyre që janë refuzuar më herët për shkak të mungesës së disa ditëve nga kriteri i kualifikimit. Haxhiu ftoi grupet parlamentare që ta mbështesin këtë nismë të rëndësishme.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *