Përmes një postimi, Rahimaj ka njoftuar se nga kjo shumë janë mbështetur 387 nxënës me gjithsej 9 mijë e 410 euro, ndërsa 39 mësimdhënës janë shpërblyer me 5 mijë e 700 euro.
Ai ka theksuar se këto rezultate janë dëshmi e investimit në arsim, përkushtimit të mësimdhënësve dhe punës së palodhshme të nxënësve.
Nxënësit e shpërblyer Rahimaj ka thënë se kanë arritur rezultate të dalluara në fusha të ndryshme, përfshirë letërsinë, sportin, atletikën dhe disiplina të tjera.
Rahimaj ka theksuar se Komuna do të vazhdojë të mbështesë dhe vlerësojë nxënësit e mësimdhënësit e dalluar, duke e cilësuar suksesin e tyre si krenari dhe të ardhme të Kamenicës.
Raporti për vrasjen e Arlinda Zekajt evidenton lëshime…
Tahiri, Reçica dhe Musliu-Shoshi takojnë ambasadorin e BE-së,…
IKShPK: 299 raste me fruth në Kosovë, 30…
Ky është djali i ish-deputetes që u kërcënua…
