Bëhet fjalë për një kanosje që njëri prej zyrtarëve i bëri drejtuesit të tij. Rasti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00 kur zyrtari i ministrisë, S.Sh dyshohet se e kërcënoi eprorin e tij, D. B.
Mosmarrëveshja ishte nisur rreth një komisioni disiplinor ku bënte pjesë S.Sh dhe D.B kishte refuzuar që të merrte pjesë në Komision me arsyetimin se ishte epror i tij.
Para incidentit, S. Sh i kishte kërkuar eprorit që me email t’ia plotësonte një formular, por ai i ishte përgjigjur që ta plotësonte vetë dhe t’ia sillte për nënshkrim.
Sipas të njëjtave informacione, S.Sh më pas dyshohet se e ka ndjekur të njëjtin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e ka kërcënuar me armë.
Ndërsa nga Policia kanë njoftuar për lajmi.net se kanë pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
“Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor.Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”.
IKShPK: 299 raste me fruth në Kosovë, 30…
Ky është djali i ish-deputetes që u kërcënua…
Presidentja Shiroka Pula pret në takim ambasadorin gjerman,…
Tasholli sqaron idenë e grevës: 10 minuta heshtje…
