Përfaqësueset e RrGK-së e kanë uruar Presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.
“Në takim u diskutua për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Përfaqësueset e RrGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, fuqizimin ekonomik, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e punës së RrGK-së dhe të organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave. Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar nevojën për veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e grave”, ka shkruar Presidenca.
Letra e kryeministrit britanik për Kurtin, ish-ambasadori: Trendafilova…
“Shpresojmë të luajë për Kosovën”, Foda flet për…
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
A do të lirohen sërish derivatet e naftës,…
