Me një fillim të fortë të lojës dhe me me shënime të sakta, Ylli ka krijuar avantazh të mjaftueshem në pjesë të parë, 53-41, për të çuar lojën në mënyrë të kontrolluar deri në fund, për të arritur fitore ndaj liderit të Superligës, Bashkimit, 105-86.
Davontry Thomas dhe Connor Withers kanë shkëlqyer në këtë ndeshje për vendasit në “13 qershori” për të marrë fitoren e pestë sezonale dhe për të mbajtur ritmin e mirë me pjesën e epërme të tabelës të Superligës. Thomas kreu lojën me double-double prej 25 pikëve dhe 10 kërcimeve, duke bërë edhe 5 asistime, ndërsa Whiters dha 22 pikë, bëri 4 asistime e 7 kërcime në fitore.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
Shannon Shorter ishte koshashënuesi më i mirë i Bashkimit në humbje, me 26 pikë, përcjellur nga Divine Myles që dha 23 pikë.
Fitorja bën Yllin tani me bilans 5-3 në ndeshjen e parë të ciklit të dytë të përballjeve të Superligës, ndërsa Bashkimi bëhet me 6-2 dhe tani më lidershipi i tyre varet nga koshdallimi!
Në xhiron e radhës, Bashkimi pret Rahovecin 029 ndërsa Ylli udhëton te Bora.
