Në një intervistë për podkastin “Ekonomia pa Filtra” të KosovaPress-it, Vataj thotë se shumë projekte ndërtimore, veçanërisht në Prishtinë, kanë ngecur për shkak të vëllimit të madh të ndërtimeve dhe mungesës së financimit.
Sipas tij, një ndër faktorët që ndikon në rritjen e çmimeve të banesave është shtrenjtimi i materialeve ndërtimore, të cilat në masë të madhe importohen, rritja e çmimit të derivateve, kostot e transportit, çmimi i tokës dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Vataj bën të ditur se në disa pozicione të sektorit të ndërtimit, rritja e çmimeve ka arritur deri në 150 për qind.
“Sektori i ndërtimit është me një krizë jashtëzakonisht të madhe, duke pasur parasysh mungesa fuqisë blerëse edhe mungesa e financimit të projekteve. Ka shumë projekte të cilat janë me një sasi vuliminoze sa i përket metrit katror dhe kjo bën që disa, shumica e projekteve sidomos në Prishtinë, kanë hasur në ngecje. Dhe kjo vjen edhe si rezultati i situatës politike të cilën Kosovën e ka përshkuar për dy vite, pasigurisë institucionale në këtë rast dhe, sasia e madhe e ndërtimit që po bëhet në Kosovë. Dhe kjo bën që sektori i ndërtimit, i cili është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në Kosovë, është çdo ditë thellohet në krizë dhe kjo është një lajm jo i mirë për gjithë sektorin e ndërtimit”, thotë Vataj.

Ai ka thekson se në rritjen e kostove kanë ndikuar disa faktorë, duke përfshirë importin e materialeve ndërtimore, shtrenjtimin e derivateve dhe mungesën e punëtorëve.
Sa i përket tregut të banesave, Vataj vlereson se Prizreni është një nga qytetet me krizën më të madhe në shitblerjen e pronave.
Ndërkaq, lidhur me ndikimin e diasporës në tregun e patundshmërive, Vataj potencon se kërkesa për blerjen e banesave individuale nga bashkatdhetarët ka filluar të bjerë.
Në anën tjetër, Vataj shprehet i shqetësuar për procedurat e pajisjes me leje ndërtimore, i cili thotë se mungesa e standardizimit të rregullave nga një komunë në tjetrën dhe vonesat institucionale po pengojnë realizimin e projekteve.
Sipas tij, në Prishtinë për katër muaj nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimore, ndërsa në Kosovë janë mbi 330 mijë ndërtime pa leje.
Përveç kësaj, Vataj kritikon edhe vonesat në hartat zonale, duke thënë se procesi për plotësimin dhe ndryshimin e legjislacionit përkatës ka nisur në vitin 2013 dhe ende nuk është përmbyllur.
Ndërkaq, sa i përket efiçiencës së energjisë në objektet e reja, Vataj thotë se në Kosovë mungojnë subvencionet për investitorët që ndërtojnë objekte me standarde më të larta të efiçiencës energjetike.
Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh urimi…
Arrestohet një person në pikën kufitare në Kullë,…
Aksident i rëndë në Kroaci: Dy të vdekur…
Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për investimet kapitale: Pas…