Në një postim, Konjufca i shprehu ngushëllime homologut të tij, duke thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me popullin polak, shkruan IndeksOnline.
“I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta homologut tim, zv. kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Radoslaw Sikorski, dhe popullit të Polonisë. Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. U urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë. Republika e Kosovës solidarizohet me Poloninë në këtë moment pikëllimi” shkroi Konjufca.
Përgjigjja nga diplomacia polake ishte e shpejtë, duke e falënderuar Konjufcën për ngushëllimet.
“Ne i vlerësojmë thellësisht ngushëllimet dhe solidaritetin tuaj” shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë.
Kujtojmë se sot, në sheshin e Krakovit, ndodhi një sulm nga një person i armatosur, që fillimisht hyri me veturë në shesh duke goditur këmbësorë, e më pas filloi të shtënat me armë.
Presidentja Shiroka-Pula shtron darkë për kryetarët e komunave
Të mbështjella me folie alumini, mbi gjysmë kilogrami…
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin…
Lladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes…
