Politikë

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi se rasti është raportuar rreth orës 15:00, kur i riu, derisa ishte duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.

Ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, i identifikuar me inicialet A.H.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lidhur me rastin janë angazhuar hetuesit policorë, Sektori Rajonal i Hetimeve dhe ekipi i Forenzikës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në…

Vdes drejtori i NPL “Tregu” në Gjilan, Alban…

​Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një…

Protestat në Shqipëri, arrin në 95 numri i protestuesve që u gjobitën

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *