Politikë

Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në një reagim në platformën X, Kandiq ka kritikuar mënyrën se si institucionet dhe shoqëria serbe trajtojnë të kaluarën, duke theksuar se vendimet e gjykatave po zëvendësohen me të ashtuquajturën “e vërteta e popullit”.

Ajo iu referua deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, i cili kishte paralajmëruar se glorifikimi i personave të dënuar për krime lufte bie ndesh me vlerat evropiane.

Sipas Kandiqit, përfaqësuesi i BE-së duhej të ngrinte shqetësimin edhe për praktikën e heshtjes ndaj aktgjykimeve dhe fakteve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo ka vlerësuar se shtrembërimi i së kaluarës është veçanërisht i theksuar në rastin e gjenocidit në Srebrenicë dhe të viktimave të luftës në Kosovë.

Kandiq ka theksuar se përballja me të kaluarën kërkon respektimin e vendimeve gjyqësore dhe ndërprerjen e praktikave që mohojnë ose relativizojnë krimet e dokumentuara.

Kandiq kërkon pavarësi të Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare ka rikujtuar se kjo organizatë posedon një bazë të gjerë të dhënash për viktimat e luftës në Kosovë, ku dokumentohet fati individual i tyre, pavarësisht përkatësisë etnike.

Sipas saj, Fondi disponon dokumente gjyqësore, dëshmi të familjarëve dhe dëshmitarëve, si dhe video-incizime të dëshmive të dhëna para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Ajo ka vlerësuar se ky dokumentacion mund t’i shërbejë Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, nëse institucioni vepron në mënyrë të pavarur dhe i mbështet hetimet në prova, e jo në udhëzime politike.

“Pavarësia e gjyqësorit, për të cilën insiston BE-ja, duhet të shtrihet edhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kandiq.

Paralajmëron për përdorimin e së kaluarës si instrument politik

Kandiq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të ofrojë mbështetje politike dhe financiare për përfshirjen e të rinjve në hulumtimin e luftërave të viteve 1990.

Ajo ka theksuar se studentët dhe të diplomuarit duhet të kenë mundësi të shqyrtojnë dokumentet, të analizojnë dëshmitë dhe të nxjerrin përfundime të pavarura për ngjarjet e së kaluarës.

Sipas saj, politikat e kujtesës po përdoren për thellimin e ndarjeve kombëtare, mohimin e krimeve dhe glorifikimin e autorëve të tyre.

Kandiq ka vlerësuar se dokumentimi i pavarur dhe respektimi i fakteve gjyqësore janë të domosdoshëm për ndërtimin e një kulture të përgjegjshme të kujtesës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit.

Hoxhaj në Samitin e IPAC-ut në Hagë: Anëtarësimi…

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë…

Bajrami: Jam intervistuar si dëshmitare për deklaratat e…

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *