Politikë

Punëtori i bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, shpërndan gjendjen dhe transaksionet – lajmi konfirmohet nga Komuna

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Më pas, ai ka shpërndarë gjendjen dhe transaksionet bankare të parit të kryeqytetit.

Nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës e ka konfirmuar rastin, duke thënë se punëtori në fjalë është larguar nga puna pas ankesës së kryetarit Përparim Rama.Punëtori i bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, shpërndan gjendjen dhe transaksionet – lajmi konfirmohet nga Komuna

“Kryetarit Rama i është konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të tij dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij. Për këtë shkelje të rëndë, kryetari Rama ka dorëzuar ankesë zyrtare dhe ka kërkuar sqarime nga banka. Sipas Raiffeisen Bank, punonjësi i gjinisë mashkull, përgjegjës për këtë shkelje të rëndë është identifikuar dhe është larguar nga puna”, kanë thënë Zyra për Media e Komunës së Prishtinës për Express.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije Përparim Rama do të ndjekë edhe rrugë ligjore ndaj bankës dhe punonjësit në fjalë.

“Kryetari Rama do të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj Raiffeisen Bank dhe punonjësit përgjegjës për qasjen pa autorizim në të dhënat e llogarisë së tij bankare dhe shpërndarjen e të dhënave dhe transaksioneve. Ndaj bankës do të kërkohet përgjegjësi për shkeljen e detyrimeve ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit bankar dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Për veprimet e punonjësit do të kërkohet vlerësimi i përgjegjësisë penale sipas neneve 199 dhe 200 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kryetari do të kërkojë gjithashtu kompensim për dëmin e shkaktuar nga cenimi i privatësisë dhe dëmtimi i reputacionit të tij publik”, ka bërë me dije Komuna e Prishtinës.

​Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm zviceran, pritet…

Spitali i Pejës kryen për herë të parë…

Kusari-Lila: Prej nesër nëse s’ka rënie të çmimit…

Anketa në Ballkanin Perëndimor: Qytetarët vlerësojnë ndikimin e…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *