Politikë

Tahiri: BE-ja të ketë qëndrim më të qartë për drejtësinë, transparencën dhe respektimin e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor në Hagë

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Tahiri ka deklaruar se, sipas tij, procesi në Hagë nuk lidhet me zbardhjen e së vërtetës, por me ndërtimin e një narrative të pavërtetë për Kosovën. Ai ka thënë se emrat dhe kontributi i ish-krerëve të UÇK-së nuk mund të fshihen nga historia.

“Gjyqi ndaj tyre nuk ka lidhje me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë. S’ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës, por me ndërtimin e një narrative të rreme për Kosovën. Atyre në Hagë mund t’ua vrasin kohën, por jo kontributin dhe as emrat. Emrat e tyre, historia e tyre dhe e vërteta që përfaqësojnë janë shumë më të mëdha sesa ajo gjykatë”, theksoi Tahiri nga foltorja.

“Gjyqi ndaj tyre nuk ka lidhje me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë. S’ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës, por me ndërtimin e një narrative të rreme për Kosovën. Atyre në Hagë mund t’ua vrasin kohën, por jo kontributin dhe as emrat. Emrat e tyre, historia e tyre dhe e vërteta që përfaqësojnë janë shumë më të mëdha sesa ajo gjykatë”, theksoi Tahiri nga foltorja.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Deputeti i PDK-së ka vlerësuar se procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit i tejkalon dallimet politike dhe partiake, duke e cilësuar atë si një çështje kombëtare, shtetërore dhe historike. Ai u bëri thirrje deputetëve për unitet në këtë proces.

“Beteja në Hagë i tejkalon partitë, politikat ditore dhe dallimet tona. Duhet të jemi në këtë betejë bashkërisht, sepse është betejë kombëtare, shtetërore dhe historike. Sot, kur po hyjmë në vitin e shtatë të kësaj pritjeje, nga ky Kuvend duhet të kemi edhe një mesazh të përbashkët për bashkësinë ndërkombëtare dhe veçanërisht për Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Tahiri i është drejtuar edhe bashkësisë ndërkombëtare, duke rikujtuar mbështetjen që Kosova kishte kërkuar dhe marrë në periudhën e luftës kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit, si dhe besimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë.

Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ketë një qëndrim më të qartë për standardet e drejtësisë, transparencën dhe respektimin e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor në Hagë.

“Kosova ju besoi. Ju besoi kur kërkonte shpëtim nga regjimi i Millosheviqit, kur kërkonte liri, kur pranoi që drejtësinë ta kërkonte përmes mekanizmave ndërkombëtarë. Sot pyesim: ku janë standardet e barabarta? Ku është zëri i Evropës kur kërkohet transparencë, llogaridhënie dhe respektim i të drejtave të njeriut?”, ka deklaruar Tahiri.

“Nuk po ju kërkojmë të mbani anën e askujt, por të drejtësisë. Të mbroni drejtësinë nga çdo ndikim, paragjykim dhe standard i dyfishtë”, tha ai.

Tahiri: Kosova pa strategji kundër korrupsionit, raporti i…

Pas më shumë se një viti në burgjet serbe, lirohet Behar Preniqi

Tahiri kërkon drejtësi për Astrit Deharin, kritikon pushtetin…

Fejza: Republika ka obligim t’i mbrojë të gjithë…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *