Politikë

Krasniqi për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Imagjinojeni ofenzivën diplomatike që do të zhvillohet nga vendet kundërshtare të pavarësisë sonë

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Krasniqi ka theksuar se shqiptarët, për dekada me radhë, u përballën me shtypje sistematike nga regjimi serb, ndërsa gjatë viteve të 90-ta zgjodhën fillimisht rezistencën paqësore, bojkotin institucional dhe protestat masive. Sipas tij, kjo qasje nuk arriti ta ndalte dhunën dhe shtypjen, duke bërë që lufta e armatosur të shihej si rruga e vetme për çlirimin e vendit, transmeton lajmi.net.

Ai ka vlerësuar se dalja publike e UÇK-së ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe detyroi faktorin ndërkombëtar që ta trajtonte më seriozisht çështjen e Kosovës.

Në fjalimin e tij, Krasniqi ka përmendur edhe sakrificën e familjes Jashari në Prekaz, rezistencën në zonat operative dhe kontributin e dëshmorëve, duke theksuar se liria e Kosovës erdhi përmes sakrificës së popullit dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pjesë të rëndësishme të fjalimit ia kushtoi edhe procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ai ka ngritur shqetësime lidhur me atë që e konsideron si përpjekje për ta kriminalizuar luftën çlirimtare përmes këtij procesi.

Krasniqi ka pretenduar se aktgjykimi i 16 shtatorit nuk kishte të bënte vetëm me përgjegjësitë individuale të të akuzuarve, por edhe me pozitat politike që ata kishin mbajtur në strukturat e UÇK-së.

“Me 16 shtator 2026 nuk u dënuan Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi për veprimet e tyre apo për përgjegjësitë e tyre individuale. U dënuan për shkak të posteve politike që ata kishin mbajtur”, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së ka përmendur edhe qëndrimet e gjyqtarit Smith lidhur me strukturën drejtuese të UÇK-së, duke thënë se theksi i vendosur te Drejtoria Politike e Shtabit të Përgjithshëm synon të krijojë një lidhje përgjegjësie për personat që kishin qenë pjesë e këtyre strukturave.

Sipas Krasniqit, qëllimi i kësaj qasjeje është që të njollosen objektivat politike të UÇK-së, të cilat, siç tha ai, ndër breza kishin qenë të njëjta: liria dhe pavarësia e Kosovës.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu për pasojat e mundshme afatgjata të vendimit të 16 shtatorit, duke vlerësuar se shtetet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës mund ta shfrytëzojnë atë në një ofensivë diplomatike kundër vendit.

“Imagjinojeni ofenzivën diplomatike që do të zhvillohet nga vendet kundërshtare të pavarësisë sonë, që nuk janë të pakta. E këto vende nuk do të flasin për dënime individuale, por do të flasin për dënime dhe kriminalizimin e një lufte çlirimtare”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka kritikuar edhe deklarimin e gjyqtarit Smith se UÇK-ja nuk ishte në gjyq, duke thënë se përmbajtja e fjalës së tij e kishte kundërshtuar këtë qëndrim.

“Gjyqtari Smith, pavarësisht se më 16 shtator tha se UÇK-ja nuk ishte në gjyq, atë që e lexoi për 90 minuta vetëm se e demantoi atë deklarim. Nga ajo që ai tha, vetëm UÇK-ja ishte në gjyq”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Në përfundim të fjalimit, Krasniqi ka theksuar se pas zhvillimeve të 16 shtatorit është bërë edhe më e qartë se UÇK-ja mbetet një nga vlerat që, sipas tij, vazhdon t’i bashkojë qytetarët e Kosovës.

“Pas 16 shtatorit u pa se nëse ka mbetur një vlerë që na bashkon, është UÇK-ja”, ka përfunduar ai.

Pak ditë nga dorëheqja e Gazmend Hoxhës,…

Rexha për Astrit Deharin: Për 10 vite asnjë…

Rama i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë Speciale:…

OVL-UÇK fillon aksionin para zyrës së BE-së: Serbia…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *